Kukës, zjarr në malet e fshatit Cele

01/03/2011 11:45

Një vatër zjarri është shfaqur gjatë këtyre ditëve në një sipërfaqe të madhe malore në afërsi të fshatit Cele të Pukës.

Me dhjetra hektarë sipërfaqe me pyje dhe shkurre janë përfshirë nga zjarri.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një shpat i thellë malor ku mungon rruga automobilistike dhe kjo e bën tepër të vështirë izolimin e vatrës së zjarrit, e cila vazhdon të përhapet e ndihmuar dhe nga era që fryn.

E vetmja shpresë është që të nisin reshje shiu për të shuar flakët.

Ndonëse vatrat e zjarrit në male jemi mësuar t’i shohim gjatë muajve të verës, kjo ngjarje të krijon  bindjen se më shumë se aksidentale, kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Top Channel