Kinë, akuza korrupsioni ish-Ministrit

01/03/2011 15:15

Ministri i shkarkuar i hekurudhuave në Kinë përballet me një hetim për korrupsion, bëri të ditur sot media zyrtare.

Sipas të dhënave, Liu Zhijun mund të ketë përvetësuar 121 milion euro dhe nëse do të vërtetohen akuzat, ai mund të përballet me dënimin me vdekje.

Besohet se ish-Ministri përfitoi shpërblime të majme, duke manipuluar tenderat për kontratat e trenave me shpejtësinë e lartë në Kinë.

Sipas BBC-së, është diçka e rrallë që një Ministër vendoset nën akuzë, pasi kjo konsiderohet si një dëmtim i reputacionit për Partinë Komuniste Kineze.

Top Channel