Jemen, sërish protesta masive në Sana

01/03/2011 11:35

Një manifestim masiv po zhvillohet në këto momente në qendër të Sanas, kryeqyteti i Jemenit.

Protestuesit i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe kanë zbritur në shesh për të kërkuar dorëheqjen e presidentit jemenas Ali Abdallah Saleh.

Ndërkohë presidenti, që ndrodhet në qendër të kontestimeve popullore që prej 27 janarit, ka akuzuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara se kanë orkestruar revoltën arabe.

Top Channel