Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Opozita jemenase hodhi poshtë ditën e hënë, propozimin e bërë nga presidenti Abdullah Saleh për formimin e një qeverie uniteti që do ta conte vendin drejt zgjedhjeve që do të përcaktonin edhe pasardhësin e tij.
Nga ana e saj, opozita shfaqet e bindur për të realizuar, sipas saj, synimin popullor, që është rrëzimi i regjimit dhjetra vjecar të presidentit Saleh.
“Opozita nuk do të hyjë në një qeveri uniteti me partinë në pushtet dhe do t’u përmbahet kërkesave popullore”, deklaroi për mediat një zëdhënësi i opozitës në Jemen.
Protestat vazhdojnë në Jemen, ndonëse nuk janë shoqëruar me dhunë, ashtu si ditët e para ku gjetën vdekje disa persona.
Top Channel