Iran, shpërndahen me forcë protestuesit

01/03/2011 16:40

Policia iraniane shpërndau me gaz lotsjellës turmat e mbështetësve të opozitës, gjatë një demonstrate të zhvilluar sot pasdite në Teheran.

Duke u bazuar në faqen e internetit të grupit opozitar të quajtur Kaleme, njerëz të veshur si civilë u përpoqën të shpërndanin turmën.

Revolta ndodhi një ditë pasi u lajmërua për arrestimin e dy liderave kryesorë të opozitës, Hossein Moussavi dhe Mehdi Karroubi.

Sipas një faqe tjetër opozitare, prezenca e policisë gjatë ditës së sotme në Teheran ka qenë tepër e madhe, me forcat e rendit që kishin marrë urdhër të shpërndanin çdo grumbullim personash.

Top Channel