Gjermani, dorëhiqet ministri i Mbrojtjes

01/03/2011 12:45

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg ka dhënë dorëheqjen pasi u zbulua se kishte kopiuar një pjesë të madhe në temën e tij për doktoratën.

Guttenberg, i konsideruar deri para pak kohësh si një kandidat i mundshëm për kancelar, i është hequr mundësia për të bërë doktoratën.

Ai tha në një konferencë për shtyp se dorëhiqet nga të gjitha funksionet zyrtare.

Mbi 20 mijë akademikë gjermanë i shkruajtën dje kancelares Angela Merkel duke u ankuar për faktin se ai ishte ende në detyrë.

Por zonja Merkel ka vazhduar me indiferencën e saj, duke qenë se partia e saj do të përballet me tre procese elektorale më vonë gjatë muajit.

“Falenderoj kancelaren për mbështetjen, por mendoj se i kam arritur kufijtë e të gjitha forcave të mia”, ka deklaruar Guttenberg për gazetarët në Berlin.

Top Channel