Francë, lideri historik në gjyq për racizëm

01/03/2011 21:00

Ish-lideri i partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Jean-Marie Le Pen, u njoh sot me akuzat e drejtësisë për inicimin e një fushate racizmi, duke përdorur postera anti-islamikë në fushatën e fundit zgjedhore.

Lajmi u bë i ditur prej “AFP”-së. Le Pen është drejtuesi historik i Frontit Kombëtar. Ai u padit prej një Shoqate Antiraciste, pasi në posterat e zgjedhjeve vendore të 2010-s, mbi portretin e tij lexohej “t’i themi jo islamizmit”.  

Posteri krijoi reagime të ashpra sidomos në komunitetet algjeriane dhe tuniziane, të cilët numërojnë me qindra mijëra rezidentë në Francë.

Le Pen u tërhoq nga politika në 2010-n, pasi tre dekadash drejtimi të Frontit Kombëtar, parti që aktualisht drejtohet prej vajzës së tij, Marine Le Pen.

Top Channel