Eto’o nuk paguan 60 euro!

01/03/2011 12:05

Samuel Eto’o është bërë protagonist i një skene të pabesueshme kohët e fundit.

Sulmuesi kamerunas i Interit është fotografuar nga ‘Daily Mail’ duke iu lutur një oficereje të policisë në Milano që sapo e kishte gjobitur.

Skena ka ngjallur kuriozitetin e kalimtarëve ndërsa shtypi është përpjekur të mësojë vlerën e gjobës për të cilën Eto’o ka diskutuar shumë gjatë.

60 euro! Kjo është shifra e cila të bën të qeshësh kur Eto’o fiton rreth 10 milionë euro në vit nga kontrata me klubin zikaltër të Milanos. Pa marrë parasysh këtu të ardhurat e tjera që vijnë nga sponsorët.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel