Elton John ushqen me qumësht gjiri djalin

01/03/2011 20:45

Me dy baballarë që do ta rrisin, djali i Sir Elton John, Zachary, nuk ka gjasa që të rritet me qumësht gjiri.

Megjithatë, një artist irlandez publikoi sot një pikturë të këngëtarit 63-vjeçar duke ushqyer djalin, fotografi e cila pritet të krijojë shumë polemika.

Nuk dihet nëse shoqatat homoseksuale do t’a cilësojnë si një gjest ofendues apo si një shaka veprimin e artistit të quajtur Kevin Sharkey, por ndërsa komentoi punimin e tij, 48-vjeçari tha:

”Jam frymëzuar nga i gjithë interesi që ka krijuar fëmija i Sir Elton John-it. Ai dhe partneri i tij krijuan një epokë të re, në të cilën dy meshkujt mund të kenë një fëmijë.

Ajo që Elton dhe David janë duke bërë është e admirueshme. Unë për vete qesha me atë që po bëja, por e di se ata kanë një sens të shkëlqyer humori, prandaj nuk do t’i vijë keq për këtë pikturë”.

Top Channel