Tony Lloyd: Denojmë vrasjet

28/02/2011 15:35

Gjatë sesionit dimëror, grupi socialist i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së shprehu shqetësimin e tij mbi zhvillimet e fundit në Tiranë.

Grupi dënoi dhunën dhe përdorimin e armëve të zjarrit kundër protestuesve më 21 janar, që cuan në vdekjen e disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

“Shprehim keqardhjen tonë për humbjen e jetëve dhe i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të kontribuojnë në qetësimin e situatës. Gjithashtu, ftojmë autoritetet që të lejojnë një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës të këtyre ngjarjeve, në mënyrë që të gjithë përgjegjësit e dhunës dhe ata për vdekjet të dalin para drejtësisë”, ka deklaruar kreu i grupit socialist Tony Lloyd.

Grupi socialist ka shtuar se pret që problemet në Shqipëri të zgjidhen përmes dialogut dhe mjeteve paqësore, por ka nënvizuar se e drejta e shprehjes dhe ajo e protestave paqësore janë vlera themelore për të gjitha vendet anëtare të OSBE-së.

Top Channel