Renee Zellweger ka nënshkruar më në fund një kontratë për interpretimin sërish të personazhit Bridget Jones.

Aktorja ka rënë dakord pasi producentët e siguruan se nuk ka nevojë të shtojë në peshë për rolin e beqares britanike.

“Renee tha menjëherë “po” kur mori vesh se nuk ishte e nevojshme të shëndoshej. Në dy filmat e mëparshëm ajo e urrente faktin se duhet të shtonte në peshë”, tha një burim për “The Sun”.

Colin Firth, fituesi “i freskët” i çmimit Oscar si aktori më i mirë, do të jetë sërish protagonist në këtë film së bashku me Hugh Grant.

Top Channel