Lady Gaga ndryshon “look”

28/02/2011 13:40

Pasi doli nga një vezë në “Grammy Awards” dhe pasi vuri brirë në kokë gjatë një spektakli televiziv, fansat e Lady Gaga mbase prisnin diçka më të “egër” nga këngëtarja.

Gaga postoi një foto në “Twitter” ditën e sotme në të cilën kishte ndryshuar “look”. Këngëtarja kishte lyer balluket me të zezë duke bërë kontrast kështu me flokët e verdha.

Stefani Germanotta (emri i vërtetë i Lady Gaga) shihet në këtë foto jo si herët e tjera, por me veshje konservatore: me një këmishë blu të lidhur dhe me xhinse.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel