Kinë, ndotja rrezikon rritjen ekonomike

28/02/2011 22:00

Zyrtari më i lartë kinez i mbrojtjes së mjedisit paralajmëroi se ndotja e lartë dhe mbishfrytëzimi i resurseve mund të dëmtojnë rritjen ekonomike.

Ministri i Mjedisit, Zhou Shengxian, theksoi se konflikti midis natyrës dhe zhvillimit asnjëherë nuk ka qenë kaq i lartë, në një deklaratë të bërë sot gjatë një mbledhje të kabinetit.

Ai shtoi se nëse Pekini dëshiron të katërfshijë ekonominë e tij siç bëri në dy dekadat e fundit, mund t’ia dalë mbanë vetëm nëse mëson të bëhet një vend më efiçent në përdorimin e resurseve të tij ekonomike.

Deklarata erdhi një ditë pasi Kryeministri, Wen Jinbao, deklaroi për uljen e objektivit për rritjen ekonomike për 2011-n nga 7,5 në 7%, pjesërisht për shkak të impaktit mjedisor.

Top Channel