Hungaria: Pro integrimit të Kosovës
28/02/2011 18:55
Hungaria mbështet integrimin e Kosovës në BE, ashtu si dhe integrimin e të gjitha shteteve të Ballkanit.
Deklarata është bërë nga ambasadori hungarez në Prishtinë, Lorant Balla, në një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
“Hungaria mbështet edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, citohet Balla në një njoftim për shtyp të selisë së Parlamentit.
Aktualisht Kosova është i vetmi vend i Ballkanit që duhet të përballet me regjimin e vizave të zonës Schengen.
Top Channel