Cox, me të dashurin dhe vajzën për pushime

28/02/2011 17:05

Disa ditë pasi ish-bashkëshorti i saj e akuzoi për tradhëti në kohën kur ishin ende bashkë, protagonistja e serialit “Friends”, Courteney Cox, u shfaq në Hauai me vajzën e saj Coco, miq dhe me atë që besohet se është i dashuri i saj.

Aktorja 46-vjeçare u fotografua një ditë më parë me grupin e personave që e shoqëronin, midis të cilëve spikaste edhe Brian Von Holt, njeriu me të cilin ajo është duke xhiruar serialin e “Cougar Town”.

Sipas David Arquette, i cili u divorcua me Cox disa muaj më parë, ishte pikërisht Van Holt arsyeja përse ata të dy u ndanë.

Çifti i përfolur dukej shumë tërheqës në plazhet e Hauait, me “Monica”-n që vështronte e dashuruar 41-vjeçarin Brian, duke luajtur me dallgët e detit, me sërfin e tij.

Top Channel