3 fëmijë danezë peng të piratëve somalezë

28/02/2011 22:25

Tre fëmijë dhe prindërit e tyre danezë, mendohet se mbahen peng prej piratëve somalezë, pasi jahti me të cilin ata udhëtonin u mor peng në Oqeanin Indian.

Lajmi njoftohet nga mediat daneze të cilat shkruajnë se 7 persona, 2 ciftë bashkëshortësh dhe fëmijët e tyre janë marrë peng më datë 24 shkurt. Jahti i tyre u bë pre e sulmit të piratëve në Oqeanin Indian duke u nisur më pas drejt brigjeve somaleze.

Piratët në këto anë të Oqeanit Indian janë një fenomen problematik dhe shikohet si një aktivitet mjaft fitimprurës nga organizata të ndryshme kriminale të cilat kërkojnë miliona dollarë për lirimin e pengjeve të tyre.

Në një raport të publikuar javën e kaluar, forca detare anti-piraterisë e Bashkimit Europian që vepron në këto ujëra, njoftoi se në total, piratët mbajnë peng 31 jahte e anije të tjera tregëtare dhe 688 persona peng.

Top Channel