Irlandë, fiton zgjedhjet Fine Gael

27/02/2011 09:05

Fine Gael, partia e qendrës opozitare irlandeze, ka fituar 36.1% të votave në zgjedhjet e së mërkurës.

Këto janë rezultatet e “exit poll”.

Partia e kryeministrit irlandez, “Fianna Fail”, ka rënë në vendin e tretë me 17.5% të votave, i lënë pas nga Partia Laburiste që ka marrë 19.4% të votave.

Sinn Fein, partia nacionaliste, është renditur e katërta.

 

Top Channel