Big Brother, Jonela del nga shtëpia

27/02/2011 09:20

5 banorë dolën në kandidim në spektaklin e së shtunës në Big Brother.

Neda, Ermela, Klodiana, Shkëlqimi dhe Petriti do garojnë në ditët në vazhdim mes tyre ndërsa Jonela la shtëpinë.

Ndërkohë, në shtëpi kanë vijuar debatet e forta mes Nedës, Ogrenit dhe Ergysit edhe gjatë spektaklit, debate që kanë nisur gjatë javës.

Surprizat dhe emocionet e forta shoqëruan mbrëmjen e spektaklit të Big Brother gjatë të cilës lojtarët shfaqën sërish jo vetëm debatet e mosmarrëveshjet e javës, por edhe simpatitë e lidhjet që tashmë për publikun janë të ekspozuara.

Ermela mori lajmin e mirë për operimin me sukses të nënës së saj, si dhe një dhuratë nga nëna e Ervinit.

Vëllai i Madh nuk kishte harruar gjithashtu edhe Klodin, e cila pati mundësinë të takonte vëllain e saj të vogël.

Marieli u ndesh me “Il Guerriero Nero”, që më pas doli se ishte vëllai. Për Marielin java që vjen ndërlikohet. Ai pati mundësinë të çmallej edhe me nënën e tij të cilën e takoi në shtëpi, por prej saj mori disa këshilla që kanë të bëjnë me lidhjen e tij me Mirjetën.

“Marjeli i ka dhënë shumë lidhjes dhe nga ana tjetër nuk ka pasur këtë përkushtim. Tek Mirjeta nuk shoh pastërtinë dhe sinqeritetin që tregon Marjeli”, u shpreh nëna e Marjelit.

Ndërsa Ogreni qëndron i qetë këtë javë si lideri i shtëpisë.

 

Top Channel