Bahrein, SHBA-të insistojnë për dialog

27/02/2011 09:30

Presidenti amerikan, Barack Obama ka shprehur mbështetjen e tij për dialog kombëtar, për zgjidhjen e krizës politike në Bahrein.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se dialogu duhet të jetë gjithëpërfshirës, jopartiak dhe t’u përgjigjet aspiratave të popullit.

Propozimi për dialog fillimisht ishte bërë nga mbretit i Bahreinit, i cili ka kërkuar qetësimin e situatës.

Top Channel