Edhe pse mazhoranca në Shkup po i bën thirrje opozitës të marrë pjesë në procesin parapërgatitor për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, kjo e fundit ka vendosur disa kushte që i konsideron thelbësore për pjesëmarrjen në zgjedhje.

LSDM e Branko Crvenkovskit kërkon që të pastrohen listat e zgjedhësve dhe të bëhen ndryshimet e nevojshme në kodin zgjedhor.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski ka paralajmëruar se nëse partitë nuk paraqiten, mazhoranca do vazhdojë e vetme punën.

“Për mua është e pakuptimtë që ata që kërkonin zgjedhje të mos vijnë. Ata kërkonin zgjedhje, ndërsa tani kërkojnë pretekste për të mos marrë pjesë në përgatitjen e tyre”, ka deklaruar Veljanovski.

Nga ana e saj, partia më e madhe opozitare, LSDM, ka deklaruar se nuk tërhiqet nga kushtet e saj për zgjedhjet dhe ka paralajmëruar se në rast refuzimi ajo do t’i bojkotojë ato.

“Nëse Gruevski dhe aleatët e tij do të shkojnë në zgjedhje me mënyrën e vetë, atëherë pacin fat”, ka deklaruar Emiljan Stankovic, zëdhënës i LSDM.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA