Serbia nuk i konsideron bisedimet me Kosovën si teknike. Shefi i grupit negociator të Beogradit, Borko Stefanovic, ka deklaruar se këto nuk do të jenë vetëm bisedimet teknike duke pasur parasysh faktin që qeveria e Kosovës ka emëruar në krye të grupit negociator një zyrtare të lartë dhe të rëndësishme të saj.

Ai ka thënë se shpreson që bisedimet do të fillojnë në pjesën e parë të muajit mars dhe se ky takim do të ndodhë në Bruksel.

“Ne konsiderojmë se nuk ekziston asnjë gjë teknike në jetën e njerëzve dhe problemeve të rënda që duhet të zgjedhim”, ka thënë Stefanovic, i cili është edhe një nga njerëzit e afërt të ministrit të Punëve të Jashtme.

Beogradi është bërë gati tashmë për të nisur këtë proçes dhe sipas Stefanovic në këto bisedime do të duhej të shqyrtohen disa tema që do të jenë domethënëse për jetën e qytetarëve dhe për përmirësimin e marrëdhënieve të Prishtinës dhe Beogradin.

Sipas tij, delegacioni serb do të bëjë gjithçka që është e mundur që të zgjidhë të gjitha problemet, por njëkohësisht të mos shkel interesat kombëtare të Serbisë.

Top Channel