Rusia lëshon një satelit në hapësirë

26/02/2011 14:00

Rusia lëshoi një satelit që do të jetë në gjendje të krijojë një sistem të personalizuar global të pozicionimit, i ngjashëm me GPS-në e amerikanëve.

Lëshimi i satelitit u krye gjatë mesditës, nëpërmjet një rakete Sojuz, në një bazë hapësinore në veriun e Rusisë.

Në dhjetor, një tentativë për të dërguar në hapësirë tre satelitët e nevojshëm për të përfunduar projektit dështoi në mënyrë spektakolare, ndërsa problemet teknike bënë raketën që të përplasej në Detin e Veriut.

Përfundimi i sistemit do të ndodhë më vonë gjatë muajit, me dërgimin e dy satelitëve të tjerë.

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka cilësuar projektin si shumë të rëndësshëm, pasi ai do t’i garantojë vendit sovranitet në fushën e lundrimit satelitor.

Top Channel