
Partia Demokratike ka vijuar serinë e deklaratave kundër kreut të PS-së, Edi Rama, duke e konsideruar atë si një puçist që derdh lotë krokodili për viktimat e 21 janarit.
“Sot kreu i grushtit të shtetit që rrethoi me bashibozukë e mercenarë Këshillin e Ministrave, për të marrë me dhunë karrigen e kryeministrit, vazhdon të derdhë lotë krokodili për viktimat e puçit që bëri për kolltukun e tij”, është shprehur Albana Mustafaraj, zëdhënëse e PD-së.
“Sot Edvin Rama që më 20 janar do të lajmëronte shqiptarët për të vdekurit e viktimat e 21 janarit, në rast se nuk do t’i dorëzohej pushteti, duke faktuar vehten si nip i denjë i dajës së tij, anëtarit të Byrosë së atëhershme politike, xhelatit të inteligjencës teknike shqiptare Spiro Kolekës, kriminelit që do të deklaronte më 11 dhjetor të vitit 1990, se pushtetin e morëm me gjak dhe do ta mbajmë me gjak dhe bir i denjë i babait të vet Kristaq Rama, xhelatit të Havzi Nezës dhe disidentëve të tjerë shqiptarë, përpiqet të lajë duart si Pilati me krimin e tij të shëmtuar të përdorimit të njerëzve si mish për top për karrigen e tij”, theksoi ajo.
Top Channel