Libia, Saif: Gheddafi me humor të mirë

26/02/2011 18:25

I intervistuar nga Channel 4, djali i Muammar Gheddafi, Saif ka deklaruar se babai i tij është me humor të mirë.

“Morali është shumë i lartë”, është shprehur Saif për stacionin britanik.

Në lidhje me frikën e një lufte civile në Libi, djali i Gheddafi është përgjigjur: “Jo më. Populli libian është zgjuar dhe ka kuptuar rrezikun. Tani jemi optimistë”.

Saif ka deklaruar se Bengasi është pjesë e Libisë. “Jemi vëllezër. Jetojmë dhe vdesim së bashku”.

Top Channel