Libi, tjetër manifestim pro-Gheddafi

26/02/2011 18:55

Manifestim i ri pro-Gheddafi në Sheshin Jeshil në Tripoli, të nesërmen e mobilizimit që ka pasur kulmin, dje në mbrëmje, me fjalimin e liderit libian.

Disa qindra persona, shumica e të cilëve familje me fëmijë, kanë shprehur mbështetjen e tyre për liderin e vendit, duke akuzuar për tradhëti rebelët dhe për falsitet Al Jazira dhe Al Arabiya.

Sheshi është ruajtur vetëm nga pak policë me uniformë dhe nga militantë me fashon jeshile në krahë.

Top Channel