Kamikazi në Moskë, ndoshta vetëvrasje

26/02/2011 18:50

Nuk bëhet fjalë për një gjest kamikaz, por thjesht për një vetëvrasje, akti i kryer nga një person që sot shpërtheu një granatë në një qendër tregtare në Moskë.

Gjesti esktrem ndoshta është ndërmarrë, sipas agjencive lokale, nga mosmarrëveshjet me bashkëshorten në lidhje me aktivitetin e tij sipërmarrës.

Ievgeny Yurov, sipërmarrës, ka hedhur vetën në erë me një granatë, pasi ka parkuar makinën e tij pranë hyrjes së një dyqani.

Përpara se të hiqte siguresën, është larguar drejt një vendi pa njerëz.

Në vendngjarje nuk pati viktima të tjera.

Top Channel