Irlandë, koalicioni opozitar merr pushtetin

26/02/2011 14:35

Fine Gael do të jetë forca e re drejtuese e politikës irlandeze, pasi me 85% të votave të numëruara, është konfirmuar humbja e thellë e partisë ende në pushtet, Fianna Fail.

Kriza ekonomike është përgjegjëse për rezultatin më të keq në historinë e partisë në pushtet në 14 vitet e fundit, e cila rrezikon që të mos kualifikojë asnjë deputet për në parlament prej kryeqytetit, Dublin.

Kriza ekonomike është ndierë veçanëriësht në qytetet e mëdha dhe kjo bëri që më pak se 8% e votave të dublinasve të shkonin për partinë në pozitë.

Sipas rezultateve paraprake, ndonëse Fine Gael ka fituar zgjedhjet me rreth 36-37% të votave, ata duhet të formojnë një koalicion, për të patur mazhorancën në parlament.

Sipas “exit-poll”-it të publikuar në mediat irlandeze, partia e dytë duhet të jetë ajo Laburiste, me rreth 20% të votave.

Fianna Fail regjistron rezultatin më të keq të historisë me 15,1%, ndërsa Sin Fein 10,1%. Mbështetja për të gjelbërtit, të cilët formonin koalicionin qeverisës me Fianna-n, ka rënë në mënyrë drastike, në vetëm 2,7%.

Rreth 15,5% ka shkuar për kandidatët e tjerë, shumica e të cilëve të pavarur. Ndonëse nuk ka ende një rezultat zyrtar, besohet se në parlamentin e ardhshëm irlandez, me 166 vende, ndarja do të jetë e tillë:

Fine Gael 72 vende, Laburistët 38 vende, Fianna Fail 20 vende, të Pavarur 20 vende, Sinn Fein 15 vende dhe të Gjelbërtit 1 vend.

Asnjë deklaratë nuk është bërë prej liderave politikë, pasi pritet të numërohet deri vota e fundit përpara se të shpallet rezultati.

Top Channel