Irlandë, Fine Gael deklaron fitoren

26/02/2011 21:35

Lideri i partisë irlandeze Fine Gael, Enda Kenny është deklaruar fitues i zgjedhjeve politike të mbajtura dje në Irlandë dhe në të cilën partia e tij e qendrës së djathtë, sipas exit poll, ka marrë 36% të votave.

“Ky vend i ka dhënë një besim të madh partisë sime pasi të garantojë një qeveri të fortë dhe të qendrueshme”, është shprehur Kenny.

Vendi i dytë, sipas exit poll, ka shkuar tek laburistët (20%), ndërsa Fianna Fail e kryeministrit në ikje Brian Cowen ka rënë në 15,1%.

Top Channel