Irlandë, disfatë e plotë e partisë në fuqi

26/02/2011 09:15

Partia që drejton aktualisht vendin në Irlandë ka pësuar një disfatë të plotë në zgjedhjet elektorale, të paktën sipas rezultateve paraprake.

Me zgjedhjet që u zhvilluan ditën e djeshme, një pjesë e mirë e votave janë lexuar dhe tendenca flet për një fitore të qartë të opozitës, raporton BBC.

Liderja e partisë më të madhe të opozitës, Enda Kenny, i premtoi zgjedhësve se nëse do të fitojë, atëherë do të rinegociojë kredinë prej 85 miliardë eurosh, të marrë prej Bashkimit Europian.

Votuesit mbajnë përgjegjës partinë në pushtet, Fianna Fail, për krizën e rëndë ekonomike, në atë që ishte një prej shteteve me ekonominë më dinamike në Europë, deri disa vite më parë.

Fianna Fail drejton vendin prej 14 vitesh, e vetme apo e përfshirë në koalicione të ndryshme. Lideri i saj historik dha dorëheqjen disa muaj më parë, për shkak të situatës së krijuar në vend.

Top Channel