Bahrein, rikthehet në vend radikali shiit

26/02/2011 14:55

Një lider i fuqishëm i opozitës bahreinase u rikthye sot në vend nga azili politik, ndërsa i kërkoi Mbretit që të bëjë reforma të menjëhershme, përpara një turme të entuziasmuar mbështetësish.

Hassan Mushaima, një figurë kryesore e komunitetit shiit, mund të bëhet nismëtar i një lëvizjeje të re anti-qeveritare në vendin e vogël ishullor, i cili ka një strategji kyçe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pret një prej bazave më të mëdha amerikane në botë.

Mushaima drejton një grup shiit të quajtur Haq, i cili konsiderohet shumë më radikal se grupimet e tjera shiite që organizuan protestat gjatë dy javëve të fundit.

Në shtetin me 800 mijë banorë, një lëvizje e fortë anti-qeveritare është formuar, por ndryshe nga vendet e tjera arabe, kërkesat me karakter ekonomik janë dytësore.

Një Mbret sunit drejton një vend me shumicë shiite dhe banorët janë grupuar në kërkesat e tyre për më shumë të drejta politike dhe kompetenca më të mëdha të qeverisë në krahasim me Mbretin.

Top Channel