Afganistan, nëntë viktima nga mina

26/02/2011 12:10

Nëntë persona mbetën të vrarë në lindjen e Afganistanit disa orë më parë, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ra në kontakt me një minë të vendosur në rrugë.

Civilët ishin duke udhëtuar për në qytetin Khost, kryeqëndrën e provincës me të njëjtin emër, lajmëroi zëvendëskomisari rajonal i policisë për AFP-në.

Midis të vrarëve janë katër fëmijë dhe tre gra. Sipas autoriteteve vendase, mina ishte vendosur nga talebanët.

Top Channel