Amy Winehouse merr mësime baleti

25/02/2011 20:40

Amy Winehouse duket tashmë larg ditëve kur rrëzohej rrugëve si pasojë e përdorimit të drogës.

Këngëtarja britanike ka filluar të marrë mësime baleti dhe duket më e freskët se kurrë.

Një mik i saj është shprehur për mediat angleze: “Amy po ia del shkëlqyeshëm me baletin. Po ndjek kursin sepse kërkon të rikthehet në formë dhe të jetë më fleksibël.”

Winehouse kërkon të rekuperojë shëndetin e saj fizik dhe për këtë fillimisht mendoi të ndiqte një kurs “kick-boxing”, por në fund baleti e tërhoqi më shumë.

Top Channel