Tiranë, Haxhinasto priti Countryman

24/02/2011 16:55

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti pak më parë në një takim zyrtarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Thommas Countryman.

Në një prononcim për mediat pas takimi, Haxhinasto ka bërë të ditur se në takim është diskutuar mbi situatën politike në vend, si dhe mbi marrëdhëniet dypalëshe.

Shefi i diplomacisë shqiptare nuk ka dhënë shumë detaje mbi bisedën e zhvilluar me zotin Countryman, por ka bërë të ditur se ai mbështet hetimet për ngjarjet e 21 janarit.

Top Channel