Peshkopi, zjarr në shkollën “Gjergj Kastrioti”

24/02/2011 09:45

Një zjarr ka rënë rreth orës 14:00 të ditës së djeshme në shkollën 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, në fshatin Kastriot të Peshkopisë.

Flakët janë neutralizuar menjëherë nga banorët e këtij fshati dhe me ardhjen e menjëhershme të zjarrfikseve të qytetit.

Sipas ekspertëve, shkaku i rënies së zjarrit ka qenë marrja flakë e oxhakut, i cili nga mospastrimi ka arritur të digjej në vetëvete.

Tempertura e lartë ka bërë që flakët të djegin tavanin e një prej klasave dhe trarët e vjetër të çatisë.

Top Channel