Kriza, Rama letër Topit

24/02/2011 15:30

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i është përgjigjur zyrtarisht letrës së presidentit të Republikës Bamir Topi, në qendër të së cilës bie në sy kërkesa për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit prej së cilës mbetën të vrarë katër persona.

Duke bërë përgjegjëse qeverinë dhe vecanërisht kryeministrtrin Berisha për krizën politike, kryesocialisti thekson se ajo është e shkaktuar në radhë të parë për shkak të kapjes sipas tij të shtetit nga korrupsioni në cdo nivel të tij.

Zoti Rama lë qartazi të kuptohet në letër faktin se vendi ka nevojë të zhvillojë një proces të ri zgjedhor të parakohshëm.

Megjithatë, në letër ai thotë se opozita do të ndërmarrë cdo hap të nevojshëm për të garantuar që procesi i zgjedhjeve vendore të jetë i lirë dhe i ndershëm.

Ndërkohë që opozita nuk do të tërhiqet, sic thuhet më tej, nga demonstratat masive në të gjithë vendin, që kanë për synim largimin e qeverisë dhe realizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Top Channel