Heqja e imunitetit, Halimi: Një vendim historik

24/02/2011 11:45

Deputeti demokrat Eduard Halimi ka mbrojtur në parlament propozimin e PD-së për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, në lidhje me proçedurat për heqjen e imunitetit.

Sipas tij, ky është një vendim historik që i bën të gjithë zyrtarët e lartë të barabartë me qytetarët e thjeshtë.

“Është një seancë historike pasi nuk e duam zhgurimin e imunitetit dhe do te jemi përpara ligjit si qytetarët e thjeshtë. Sot kemi dy përpjekje, një të modelit të Sali Berishës që kërkon heqjen e imunitetit dhe tjetrin të Edi Ramës që dikton refuzimin e vazhdueshëm për të mbajtur me imunitet deputetet e PS-së”, është shprehur Halimi.

“Kemi një draft që nuk e heq me magji korrupsionin, por heq çdo alibi të Prokurorisë së për të kryer funksionin e pengon imuniteti. Mos u justifikoni duke thënë se ky vendim është antikushtetues”, the Halimi.

Por sipas deputetit të PS-së, Fatmir Xhafaj kjo është një nismë antikushtetuese që do të sillte dështimin e çështjeve që do të nisnin, duke marrë parasysh “rregulloren e Berishës”.

“Është një tjetër seancë turpi dhe një tjetër ditë e zezë për parlamentarizimin”, tha Xhafaj.

“Kjo seancë ju duhet se tregoni se gjoja keni vullnet të luftoni korrupsionin. Kjo nismë është një null juridik, ndërsa moralisht një  hipokrizi politike”, theksoi Xhafaj.

Top Channel