Countryman vijon takimet në Tiranë

24/02/2011 19:45

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thommas Countryman ka mbërritur të enjten në mesditë në Tiranë, në të dytën vizitë brenda më pak se një muaji.

Këtë radhë misioni i Countryman është përgatitja e takimeve që do të mbajë të premten paradite zëvendëssekretari i Shtetit, zoti James Steinberg me liderët e politikës shqiptare, kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës, Edi Rama.

Countryman ka zhvilluar takime pasdite me ministrin e Jashtem Haxhinasto, me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha dhe deri në orën 19.00 ka qene në një tjetër takim me kreun e opozitës Edi Rama, në Bashkinë e Tiranës.

Ndërkaq, me të mbërritur nesër në mëngjes, zoti Steinberg do të ketë takime të vecanta me Berishën dhe Ramën.

Por ajo që bie në sy është takimi që ai do të ketë me prokuroren e përgjithshme Ina Rama, e vënë në shënjestër të sulmeve të vazhdueshme nga mazhoranca dhe lideri i saj, kryeministri Berisha.

Ky takim shpreh një sinjal të fortë të administratës amerikane në optikën e krizës politike, por edhe një shenjë mbështetjeje për institucionin e prokurorisë që po heton ngjarjet e 21 janarit.

Top Channel