Aksident në Qeparo, humb jetën 30-vjecari

24/02/2011 17:15

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Qeparo, në jug të vendit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave personi që ka humbur jetën është shtetasi Aurel Kapaj.

Sipas burimeve, nga aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e 30-vjecarit, e cila po udhëtonte bashkë me të në makinë.

Burimet shtojnë më tej se nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti.

Top Channel