“Dita e kujtesës”, homazh në parlament

24/02/2011 10:55

Në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë është zhvilluar një seancë homazh në kujtim të viktimave të komunizmit dhe në nderim të 20 shkurtit të vitit 1991.

Kryetarja e parlamentit në një fjalim përpara familjarëve të viktimave dhe të persekutuarve të asaj kohe, ka deklaruar se të tilla ngjarje nuk duhet të përsëriten kurrë në historinë e Shqipërisë.

“Jemi këtu për të nderuar këta burra që u pushkatuan 60 vite më parë dhe për të përkujtuar edhe shkurtin e 1991-shit që bëri që Shqipëria të jetë ajo që është sot, një vend i bukur, një vend i NATO-s”, deklaroi Topalli.

“Dua të falenderoj të gjithë familjarët duke e mbyllur me një mesazh shumë të thjeshtë: Dhuna njerëzore e mosarsyes të mos përsëritet më kurrë”, theksoi ajo.

Top Channel