Topi: Të zgjidhet kriza politike

23/02/2011 12:45

Presidenti i Republikës, Bamir Topi u ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve të partive politike parlamentare, si dhe partive të tjera politike me rol aktiv në qeverisjen vendore, në kuadër të përpjekjeve për të nxitur palët politike në gjetjen e një zgjidhje të krizës politike.

Në mesazh, presidenti Topi, sipas faqes së Presidencës, ka paraqitur këndvështrimin e tij mbi problematikën e krizës politike, pasojat e saj, si dhe sugjeron mjete politike e institucionale për kapërcimin e saj.

Teksti i plotë i letrës së Presidentit të Republikës:

“Prej disa muajsh vendi ynë vijon të jetë peng i kontradiktave politike dhe konfliktualitetit politik, institucionet përfaqësuese nuk janë tërësisht funksionale dhe imazhi i Shqipërisë është dëmtuar ndjeshëm në raport me Bashkimin Europian dhe partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë. Ky zhvillim negativ kulmoi me ngjarjet tragjike të 21 janarit, ku në rrethana të papranueshme u shënuan akte dhune ndaj institucioneve të shtetit dhe humbën jetën katër qytetarë. Kam bindjen se ndaj me ju të njëjtin mendim për nevojën e hetimit korrekt, profesional dhe të pavarur të këtyre ngjarjeve, me qëllim që cilido individ, i cili ka shkelur ligjin, pavarësisht përkatësisë politike ose profesionit, të përballet me pasojat e merituara ligjore. Shqipëria meriton të ketë institucione të pavarura, meriton që këto institucione të kenë kohën dhe hapësirën e tyre për të vepruar në përputhje me ligjin pa ndikime e presione politike, sepse çdo problematikë meriton të trajtohet e të marrë zgjidhje ligjore e institucionale.

Në një kontekst më të gjerë, siç edhe e kam theksuar disa herë publikisht, mendoj se burimi i krizës politike duhet kërkuar në mosbesimin e thellë midis palëve politike, mungesën e dialogut institucional, në oratorinë konfliktuale e përjashtuese politike, si dhe dominimi shpeshherë të interesave dhe axhendave politike nominale mbi ato publike e institucionale. Për këtë arsye mendoj se problematika aktuale politike ka nevojë për një ridimensionim të sjelljes politike dhe institucionale, të bazuar në rikthimin e qetësisë, të dialogut, të sjelljes kushtetuese dhe rikthim të vemendjes kryesore në axhendën integruese të Shqipërisë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë nesh për të na nxitur dhe ndihmuar të fitojmë maturinë e nevojshme politike për të menaxhuar krizat që krijojmë vetë, ndaj edhe në emër të qytetarëve apeloj që ju dhe forca politike që drejtoni, të luani një rol sa më aktiv në rikthimin e klimës së besimit, të dialogut, të bashkëpunimit dhe të sjelljeve të denja për një vend anëtar në NATO dhe me aspiratë të meritur për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Unë apeloj të ndikoni personalisht mbi partinë tuaj politike, politikanët, median dhe mbështetësit tuaj politikë, për vetëpërmbajtje dhe sjellje larg çdo retorike konfliktuale, për respektim e mbështetje të institucioneve kushtetuese, për pjesëmarrje dhe jetë aktive parlamentare, për përmbushjen e detyrimeve ligjore ndaj procesit zgjedhor të datës 8 maj, si dhe për realizimin në kohë të të gjitha kërkesave të parashtruara nga Komisioni Europian.

Besoj shumë se ndaj me ju vlerësimin se në këto momente, Shqipëria ka nevojë emergjente të kapërcejë krizën politike në të cilën ndodhet, të dëshmojë aftësi dhe maturi politike për t’iu rikthyer orientimit të vendosur europian, siç besoj dhe theksoj se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të presin nga përfaqësuesit e tyre politikë aftësi për të kërkuar e gjetur zgjidhje afatgjata në interes të vetë qytetarëve dhe të vendit; vullnet të qartë për të bashkëpunuar në ndërtimin e një të ardhme sa më pozitive për vetë Shqipërinë. Për këtë është mëse i nevojshëm kontributi juaj personal dhe i forcës politike që ju drejtoni, në mënyrë që procesin politik të mos ta shohim si bilanc personal apo partiak humbjeje apo fitorjeje, por si një nevojë themelore për të fituar qytetarët dhe Shqipëria. Sot është koha që ky dimension pozitiv të jetë prioritar me bindjen e thellë se ky është e do të mbetet një shërbim i çmuar për të sotmen dhe të ardhmen e projektit tonë europian.

Në këtë kontekst, apeloj të shfrytëzoni çdo formë të komunikimit institucional në funksion të rivendosjes së dialogut politik, trajtimit e zgjidhjes sa më të shpejtë të problematikave aktuale si dhe kështu, në dhënien e kontributit real në arritjen e standardeve të nevojshme për një vend aspirues për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Personalisht jam i gatshëm të marr çdo veprim të nevojshëm që nxit apo garanton dialogun politik midis palëve politike, si dhe të mirëpres dhe të mbështes propozime konkrete që bëjnë të mundur jetësimin e këtij dialogu institucional.”
ellje larg çdo retorike konfliktuale, për respektim e mbështetje të institucioneve kushtetuese, për pjesëmarrje dhe jetë aktive parlamentare, për përmbushjen e detyrimeve ligjore ndaj procesit zgjedhor të datës 8 maj, si dhe për realizimin në kohë të të gjitha kërkesave të parashtruara nga Komisioni Europian.

Top Channel