Tiranë, sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike

23/02/2011 13:10

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Tiranës bënë të mundur sekuestrimin e rreth 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva dhe arrestimin e 5 shtetasve si posedues e shpërndarës së saj.

Në sajë të aplikimit të gjërë të metodave speciale të hetimit, u arrit kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasve: Bledar Kastriot Daci, 23 vjec, banues në Tiranë; Bledar Refit Ramaj, 20 vjec, lindur dhe  banues në Tepelenë; Blendi Gëzim Bejko, 20 vjec, banues në Tepelenë; Ramadan Refit Ramaj, 29 vjec, lindur dhe  banues në Tepelenë; Eugen Xhevat Lazri, 22 vjec, banues në Tiranë,  i  denuar  me pare me kusht per vepren penale “Prodhimit, shitje dhe mbajtjes se lendeve narkotikeve; Kiçion Piro Duli, 22 vjec, banues në Tiranë, i cili eshte shpallur ne kerkim ndërkohë që po punohet për kapjen e tij.

Arrestimi i tyre, u arrit në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompleks”.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultoi se shtetasi Kiçion Duli, tashmë i identifikuar dhe i shpallur në kërkim, kishte krijuar ambjentet e banesës së tij, për mbledhjen, përdorimin e furnizimin e lëndës narkotike.

Top Channel