Dëmtohet makina e ish-presidentit Moisiu

23/02/2011 09:35

Mëngjesin e sotëm është konstatuar se tre automjete të parkuara para godinës ku banon ish presidenti Alfred Moisiu, janë dëmtuar mjaft rëndë.

Mjetet i përkasin ish presidentit si dhe një prej banorëve të pallatit.

Ndërkohë dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se automjeti i tretë që u largua më herët nga vendi i ngjarjes, ishte e një deputeti.

Të tre mjetet duket se janë goditur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa ishin në parkim.

Top Channel