Fajon: Vizat mund të vendosen sërish

22/02/2011 13:10

Raportuesja për vendet e Ballkanit në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka deklaruar se ekziston mundësia që për Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit të rivendoset regjimi i vizave.

Fajon ka theksuar se vendet ballkanase duhet të marrin seriozisht përmbushjen e detyrimeve, sidomos ato që kanë të bëjnë me azilkërkuesit, për të shmangur këtë pasojë.

“Kjo mundësi ekziston dhe procedura e kthimit të vizave do të jetë edhe më e shkurtër, sepse disa vende si Franca dhe Holanda synojnë ta përshpejtojnë atë”, ka deklaruar Fajon.

Top Channel