Bahamas, nis ndërtimi i superresortit kinez

22/02/2011 16:35

Një resort turistik kinez ka nisur të ndërtohet në Bahamas, ndërsa kompanitë shtetërore kineze përpiqen të zgjerojnë influencën e tyre në të gjithë botën.

Resorti do të kushtojë 2,6 miliardë dollarë për t’u ndërtuar dhe pasi të përfundojnë punimet, do të jetë qëndra turistike më e madhe në ishull.

Disa projekte madhore janë duke u zhvilluar nga kompanitë kineze dhe në ishujt të tjerë të Karaibeve.

Resorti në Bahamas, përveç rrjetit të hoteleve, do të përfshijë edhe disa fusha golfi dhe kazinonë më të madhe në ishull.

Përveç ndërtimit të resorteve, pritet që kompanitë kineze të bëhen shkak i një fluksi të madh me turistë kinezë, në vitet e ardhshme, në zonën e Karaibeve.

Top Channel