Korrupsioni, PS: Lufta e Berishës, një farsë

21/02/2011 18:00

Partia Socialiste ka deklaruar sot se nisma e kryeministrit Berisha për heqjen e imunitetit me qëllim luftimin e korrupsionit është një farsë.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PS Megi Ajtyresa ka theksuar se kryeministri është personi i fundit që mund të flasë për luftën kundër korrupsionit.

“Berisha, njeriu që vrau 26 vetë në Gërdec dhe 4 shqiptarë të ndershëm më 21 janar, ka kurajo të flasë për luftë kundër korrupsionit. Korrupsionin Berisha e ka në zemër të qeverisë dhe familjes së tij”, ka pohuar Ajtyresa.

Top Channel