Durrës, sekuestrohen 214 kg kanabis

21/02/2011 17:25

Policia e qytetit të Durrësit ka sekuestruar sot një sasi droge prej 214 kilogramë të tipit kanabis sativa.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave lënda narkotike u bllokua në një makinë tip fuoristradë, që drejtohej nga dy shtetas nga Tepelena.

Sipas burimeve, shtetasit Neuland Nici dhe Ylli Cako kanë përfunduar në pranga. Ata u ndaluan tek zona e plepave.

Burimet shtojnë më tej se nga hetimet paraprake dyshohet se sasia e drogës vinte nga jugu dhe kishte si destinacion tregun vendas.

Top Channel