Protestat në Iran, të tjera viktima
20/02/2011 18:05
Vazhdon të mbetet e tensionuar situata në Teheran, kryeqytetin iranian ku prej disa ditësh mijëra protestues kanë dalë në rrugë kundër regjimit vendas.
Sipas televizionit amerikan, ABC nga përleshjet e ditës së dielë kanë mbetur të vrarë të paktën 2 protestues. Që të dyja viktimat, sic raporton ABC janë qëlluar me armë zjarri.
Ndërkohë, është lënë e lirë vajza e ish-presidentit iranian, Rafsanjani, e ndaluar pak ditë më parë teksa merrte pjesë në një manifestim kundër qeverisë.
Top Channel