ILDKP, kallëzim penal për 3 zyrtarë

20/02/2011 17:45

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës, kallëzim penal, për dy kryetarë komunash dhe një drejtues të Agjencisë Tatimore.

Gjatë një deklarate zyrtare për mediat ky isnpektorat ka njoftuar se kërkon ndjekjen penale të kreut të komunës Dajt, Kujtim Qefalia dhe të Sinan Shalës, kryetar i komunës Gose, Kavajë si edhe Adrian Zhupa, përgjegjës i Agjencisë Tatimore Tepelenë, nën akuzën  e “mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë”.

Për tre zyrtarët inspektorati ka vërejtur se kanë fshehur troje si edhe vlera monetare. Sipas ILDKP-së, të tre të akuzuarit nuk kanë burime të ligjshme të mjaftueshme për të justifikuar të ardhurat që nuk i kanë deklaruar.

Top Channel