Natyra është egërsuar dhe ky tashmë është një fakt i pakundërshtueshëm.

Revista “Nature” zbulon se faji i përket ngrohjes globale. Nga nxehtësia e grumbulluar në atmosferë formohen retë e zeza që përmbytën Australinë në janar, transformuan verën e kaluar Pakistanin në një pellg të stërmadh uji, ndërsa Danubi doli nga shtrati duke shkaktuar vdekjen e tre personave.

Ngrohja globale është shtuar 3.5 herë më shumë nga viti 1990 deri më sot. Nëse një gradë më shumë në temperaturën mesatare të një viti apo disa centrimetra në rritjen e nivelit të detit mund të na lënë indiferentë, rritja e shpejtë e tyre mund të na i afrojë dëmet.

Sipas një studimi të kryer nga “Mynih Re”, kompania e sigurimeve gjermane, u arrit në përfundimin se dëmi nga moti i keq prej vitit 1980 deri më sot është 1 bilionë e 600 miliardë dollarë, më shumë se 11 % çdo vit.

Klimatologia Gabriel Hegerlfeld e Universitetit të Edinburgut krijoi dy harta, përmes të cilave krahasoi rreshjet e këtyre 50 viteve të fundit, me dhe pa ndikimin e ngrohjes globale.

Gjashtë mijë stacione meteorologjike rregjistruan nga viti 1951 deri më 2001 rreshjet më të rrëmbyeshme dhe përmbytjet, pra vlerat maksimale në harkun e 24 orëve dhe ato gjatë pesë ditëve. Duke mbledhur faktet në 2 të tretat e Hemisferës së Veriut vlerat më të larta të rreshjeve ditore janë rritur ndjeshëm prej vitit 1951.

Top Channel