Mamurras, përleshje me armë mes bandave

18/02/2011 22:25

Për më shume së 10 minuta në qendër të qytetit të Mamurrasit ka patur shkëmbim zjarri mes dy grupeve rivale. (UPDATE)

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku dy grupe të rinjsh, të cilët ishin konfliktuar më parë, janë ndeshur sërish në mes të qytetit.

Edhe pse në ato momente ka patur kalimtarë të shumtë, të rinjtë nuk i kanë kursyer të shtënat me armë mes tyre, duke zbrazuar vetëm në dy lokale përballë shëtitores 35 fishekë.

Në vendin e ngjarjes sipas burimeve policore ka patur makina të parkuara të cilat janë dëmtuar, ndërsa janë dërguar për ekpertizë në komisariatin e policisë të Kurbinit.

Edhe pse në vendin e ngjarjes ka njolla gjaku, policia është shprehur se nuk është paraqitur asnjë i plagosur për të marrë mjekime në spital.

Top Channel